Site icon Telegrafi

Afrim Hoti: Deklarata e Borrellit për kufijtë e Kosovës nuk është diçka e re

Profesori universitar Afrim Hoti ka thënë se diskursi i Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar.

Hoti në një prononcim për RTV Dukagjinin ka thënë se shkëmbimi i territoreve ekziston si teori dhe sipas tij pavarësisht kush vjen në pushtet në Kosovë apo BE një teori e tillë s’mund të mohohet.

“Edhe atë që sot e citoi përfaqësuesi i BE-së, Joseph Borrell nuk është diçka e padëgjuar më parë. Është thjeshtë njëri ndër opsionet që nëse merr miratimin nga dy palët mund të vendoset në tryezë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Profesori universitar thotë se pozita e Kosovës në raport me Bashkimin Evropian është duke avancuar por sipas tij Kosova me BE-në ende nuk mund të nënshkruhen marrëveshje.

Lexo po ashtu Josep Borrell nuk është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Hoti ka vlerësuar edhe Samitin e Zagrebit për faktin se për herë të parë edhe Spanja ulet në një tavolinë me Kosovën, por sipas tij aty nuk mund të flitet për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/

Exit mobile version