Afrim Hoti sot ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Këtë aderim e ka bërë publik kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
“Eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Prof. Dr. Afrim Hoti, është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. I urojmë mirëseardhje në ekipin fitues “Fillimi i Ri”, platformës së duhur për fuqizimin e Kosovës. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/