Site icon Telegrafi

Afrim Gashi takoi përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit

Afrim Gashi, kryetari i njërit krah të Lëvizjes Besa, realizoi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (MASIT).

Siç njoftojnë nga kjo lëvizje, “ky takim u realizua me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe mundësisë për zhvillimin e këtij sektori, i cili me mbështetjen dhe
stimulimin e duhur mund të gjenerojë zhvillim të kënaqshëm ekonomik. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për pasojat negative që mund t’i ketë implementimi i tatimit progresiv mbi këtë sektor, si dhe mbi emigrimin e fuqisë së kualifikuar punëtore, fenomen që e tangon shumë këtë sektor.

Kryetari Gashi u shpreh i gatshëm për ndërtimin e një partneriteti me sektorin e biznesit në përgjithësi, e me sektorin e teknologjisë informative në veçanti, kjo si një mundësi e mirë për të gjeneruar zhvillim dhe për të krijuar kushte që të rinjtë të mos e braktisin vendin.”/Telegrafi/

Exit mobile version