Site icon Telegrafi

Afrim Gashi paralajmëron hyrjen në qeveri

Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes Besa – krahu i Shkupit, mbrëmë ka qenë në takime me anëtarë dhe simpatizantë në Kërçovë, ku ka paralajëmruar se së shpejti partia e tij do të mund të jetësë pjesë e Qeverisë reformatore të kryeministrit Zoran Zaev.

“Kjo ndodhë pasi Maqedonia lëviz me sukses drejt strukturave euroatlantike dhe ky moment na bën më optimistë”, ka thënë Gashi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se do të ketë takime edhe me aktivistët e qyteteve tjera të Lëvizjes Besa që ai e drejton.

Përndryshe, Bilall Kasami dje njoftoi se ka ndërprerë bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev për hyrje në qeveri./Telegrafi/

Exit mobile version