Afrim Gashi, kryetari i zgjedhur i Lëvizjes Besa të krahut të Shkupit, ka deklaruar se do t’i drehtohen gjykatës, për çështjen e emrit, logos dhe vulave të partisë.
Siç thotë ai gjykata duhet të vendos në të mirë të themeluesve dhe shumicës së Lëvizjes Besa, si edhe Gashi të shkruhet në Regjistrin Qendror si kryetar i partisë.
Në deklaratën e tij për 24Vesti, Gashi thotë se do ta respektojnë vendimin e gjykatës, por presin një deklarim më të shpejtë. Sipas tij, de fakto bëhet fjalë për dy parti politike, por varet nga gjykata nëse do të mbeten Besa, ose do të regjistrohet një parti e re.
Paralelisht, Afrim Gashi ka paralajmëruar takime me liderët e partive politike dhe me faktorin ndërkombëtar./Telegrafi/