Ragbistët e Afrikës së Jugut mbrojtën titullin e kampionëve të botës pasi mposhtën Zelandën e Re 12:11 në finalen e Kupës së Botës në Stade de France.
Afrikanët e Jugut i shënuan të gjitha pikët në goditjet e penalltisë, ndërsa Zelanda e Re shënoi, por më pas Mo’unga nuk arriti të realizonte konvertimin që do të kishte siguruar kthesën.
Kjo ishte finalja e katërt për Afrikën e Jugut. Në Botërorin e sivjetmë në Francë, afrikano-jugorët i fituan të tria ndeshjet në fazën eliminatore me një diferencë, në çerekfinale mposhtën francezët me 29:28, ndërsa në gjysmëfinale anglezët me 16:15.
KINGS OF RUGBY 🇿🇦#RWC2023 | #RWCFinal pic.twitter.com/Xjgfn4G90Z
— Rugby World Cup (@rugbyworldcup) October 28, 2023
Afrika e Jugut më parë ka fituar Kupën e Botës në 1995, 2007 dhe 2019, dhe ky është titulli i tyre i katërt dhe janë vendi i parë me katër tituj kampion bote.
Nga ana tjetër, Zelanda e Re ka mbetur në tre tituj të kampionatit botëror. /Telegrafi/