Afrika e Jugut ka raportuar vdekjen e pacientëve të parë si rezultat i Covid-19, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Zwelini Mkhize.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dy rastet e vdekjeve u raportuan në Kepin Perëndimor, njëri në spital privat dhe tjetri në spital publik.
Raportohet se numri i rasteve nga coronavirusi në Afrikën e Jugut është afër 1,000./Telegrafi/