Site icon Telegrafi

Afrika e Jugut në bllokim, ndërsa luanët po e marrin shtruar – bënë një sy gjymë në rrugë

Kafshët në të gjithë botën duket se po përshtaten mirë me jetën pa njerëz gjatë shpërthimit të coronavirusit.

Edhe luanët janë duke shijuar paqen dhe qetësinë, këtë e tregon më së miri një seri fotografish të reja nga Parku Kombëtar Kruger në Afrikë të Jugut, përcjell Telegrafi.

Imazhet tregojnë se si ata bënë një sy gjumë në rrugë, dhe dukeshin të pashqetësuar nga prania e fotografit, Richard Sowry.

Në një ditë normale, zona do të ishte e zënë me turistë, mirëpo parku është mbyllur që nga 25 marsi si pjesë e bllokimit mbarëkombëtar të Afrikës së Jugut për ta luftuar coronavirusin./Telegrafi/

Exit mobile version