Telegrafi

Afrika e Jugut, edukatorja filmohet duke detyruar vajzën e vogël ta pastroj vendin ku kishte vjell – prindërit reagojnë ashpër (Video)

Një video që është duke qarkulluar në internet, shfaq një edukatore të një çerdhe në Afrikën e Jugut që detyron një vajzë të vogël të pastrojë vendin ku kishte vjell.

Por, ekzistojnë edhe tri video tjera që i kanë siguruar prindërit e fëmijëve, ku edukatorja dëgjohet duke sharë fëmijët, transmeton Telegrafi.

Kurse e dyshuara 40-vjeçe është arrestuar gjatë javës së kaluar, pasi koleget ngritën padi ndaj saj në gjykatën e Oberholzerit.

Megjithatë ajo është liruar pasi pagoi një dënim të majmë, kurse prindërit e indinjuar kanë filluar t’i tërheqin fëmijët nga çerdhja ku kishte ndodhur skandali.

Videoja dyminutëshe shfaq vogëlushen duke u detyruar të pastrojë vendin ku ajo kishte vjell, ku në disa momente edukatorja dëgjohet duke bërtitur e sharë. /Telegrafi/