• Qoftë edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.
• Ai që mbrohet edhe atëherë kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.
• Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete që u lihet trashëgimtarëve.
• Përbuzja më e madhe për dikë është ta quash mosmirënjohës apo bukëshkelur.
• Një tru i fortë nuk nguron të marrë vendime.
• Është e trishtueshme të ta kthejnë me të keqe, atë ç’ka ti ua dhurove me kënaqësi.
• Dështimi që na lë mbresa më tepër, është dështimi i parë.
• Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si procesin ashtu edhe veten e vet.
• Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, edhe të verbrit ecin të sigurt.
• Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.
• Fundi i një të varfëri është atëherë kur ai imiton të pasurin.
• Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.
• Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.
• Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit për një çështje të dhënë, është e lodhshme dhe shqetësuese, por kjo gjë është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi për të vepruar me mençuri.