Telegrafi

Afishe në emër të UÇK-së në Opterushë, kundër shpalljes së dy bashkëfshatarëve për dëshmorë (Video)

Dikush i vendosi disa afishe, por ata të cilëve u janë përmend emrat mohojnë të jetë vepër e tyre.

Kësi situate është krijuar në Opterushë të Rahovecit, ku nëpër afishe shkruan se disa ish-ushtarë të UÇK-së distancohen nga dy persona tashmë të ndjerë të kenë qenë bashkëluftëtarë të tyre.

“Xhelajdin Kabashi dhe Daut Spahiu nga fshati Opterushë nuk kanë qenë pjesëmarrës të UÇK-së. Këta dy persona janë shpallur dëshmorë. Në emër të ushtarëve të kompanisë nr.3 do të padisim çdo mashtrues në Prokurori”, thuhet ndër të tjera në letër. /Klan Kosova/