Telegrafi

Afganistani urdhëron largimin e dy zyrtarëve ndërkombëtarë

Një zëdhënës i qeverisë tha dje se dy zyrtarët, njëri britanik dhe tjetri irlandez, ishin arrestuar së bashku me disa kolegë të tyre afganë. Ata akuzohen se janë takuar me fise dhe grupe të ndryshme, ndoshta edhe me talebanë.

Zëdhënësi tha se dy të huajt, të cilët punonin në provincën jugore Helmand, janë shpallur persona të padëshiruar dhe atyre u janë dhënë 48 orë për t’u larguar.

Një diplomat evropian tha se ka shpresa që incidenti të ketë qenë rrjedhojë e një keqkuptimi.

Një zëdhënës i OKB-së tha ndërkohë se misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan po përpiqet të sqarojë situatën e krijuar. /VoA/