Site icon Telegrafi

Afganistani pretendon se telibanët kanë vrarë afro 387 civilë dhe i kanë plagosur 590 të tjerë gjatë dy muajve të fundit

Brenda një periudhe kohore prej dy muajsh, talibanët thuhet të kenë kryer mbi 1,000 sulme ndaj civilëve të pafajshëm afganë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryan ka thënë se gjatë 70 ditëve të fundit, talibanët i kanë vrarë afro 400 civilë, ndërsa i kanë plagosur 390 të tjerë, ndërsa i rrëmbyen 200 civilë, transmeton Telegrafi.

“Si kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve, forcat afgane u munduar të mbronin zonën, andaj i vranë rreth 1,400 talebanë”, ka thënë Aryan gjatë një konference në Kabul.

Lajmet vijnë vetëm një ditë, pasi i dërguari i lartë i Shteteve të Bashkuara, iu ka kërkuar palëve ndërluftuese të ulin përsëri dhunën dhe përfundimisht të arrijnë një armëpushim.

Në fillim të kësaj jave, misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan i fajësoi talibanët dhe grupet e tjera kryengritëse për 52 për qind të 533 civilëve të vrarë në tremujorin e parë të vitit 2020, duke përfshirë mbi 150 fëmijë.

Talibanët kundërshtuan raportin, duke fajësuar sulmet ajrore dhe tokësore nga forcat qeveritare për pjesën më të madhe të viktimave civile. /Telegrafi/

Exit mobile version