Site icon Telegrafi

Afganistani liron gati 200 talibanë

Foto Ilustrim

Qeveria afgane liroi gati 200 të burgosur talibanë për të nxitur fillimin e negociatave të paqes, pohuan zyrtarët e lartë shtetëror.

Lirimet e reja janë nga një grup prej 400 të burgosurish “të lartë” talibanë, fati i të cilëve ka bllokuar negociatat e paqes midis qeverisë dhe grupit kryengritës për t’i dhënë fund gati dy dekadave të luftës në Afganistan, raporton reuters.

Ky grup i të burgosurve u liruan nga burgu kryesor në kryeqytetin Kabul gjersa të martën mbrëma u liruan gjashtë anëtarë të forcave speciale afgane të mbajtura nga talebanët, transmeton Telegrafi.

“Ne duam të përfundojmë shkëmbimin e të burgosurve në mënyrë që të mund të fillojmë procesin e paqes sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një zyrtar i lartë qeveritar, i cili nuk pranoi të bëhet i njohur për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Qeveria Afgane nuk ishte e gatshme të lirojë ndonjë nga 400 të burgosurit, të cilët besohet se kanë qenë të përfshirë në disa prej krimeve më të mëdha duke përfshirë sulmet, si bombardimi i kamionëve në vitin 2017 pranë Ambasadës së Gjermanisë në Kabul, derisa talibanët të lirojnë 24 anëtarët e forcave speciale Afgane.

Mbajtja e të burgosurve shkoi kundër dëshirave të një “loya jirga” që u mblodh në Kabul muajin e kaluar. Loya jirga është një asamble tradicionale e mijëra pleqve afganë dhe udhëheqësve të komunitetit që mblidhen për të vendosur çështje politike. /Telegrafi/

Exit mobile version