Telegrafi

Afganistan: Sulm në një postbllok policie

Ende nuk dihen detaje të sulmi, ndërsa Guvernatori provincial Musa Khan Akbarzada tha se sulmuesit kanë vrarë 10 policë dhe shtatë civilë brenda një postblloku të policisë në rajonin e Andarit.

Dy zyrtarë të tjerë provincialë, duke folur në kushte anonimiteti, theksuan se të gjitha viktimat ishin policë dhe ishin helmuar para se të ishin vrarë.

“The New York Times" citon ndërkohë zyrtarë anonimë sipas deklaratave të të cilëve thuhet se viktimat ishin droguar nga militantët e prezantuar si policë.

Zëdhënësi taliban, Zabiullah Muxhahid tha për agjencinë franceze AFP se, sulmi është bërë nga militantët. /Rel/Telegrafi/