Site icon Telegrafi

Afganistan, pesë policë kufitar vriten nga kolegu i tyre

Të paktën pesë anëtarë të forcave të policisë kufitare të Afganistanit u vranë në një sulm të brendshëm, në provincën jugore të Kandaharit në afërsi të kufirit me Pakistanin, kur një koleg i tyre hapi zjarr mbi ta teksa ata po vraponin që të largoheshin, thanë zyrtarët të martën.

“Mbrëmë vonë, një polic kufitar hapi zjarr mbi kolegët e tij dhe vrau pesë nga ta. Ai e kaloi kufirin dhe shkoi në Pakistan,” ka thënë një zëdhënës i guvernatorit provincial , Sameem Khpalëak, në një bisedë telefonike me gazetarët e mediumit.

Ai tha se hetimi për këtë incident ka filluar.

Exit mobile version