Fondi për Inovacione po përpiqet të gjejë sa më shumë para për të mbështetur sa më shumë kompani që kanë aplikuar për thirrjen e dytë publike për komercializimin e inovacioneve.
Afërsisht 500 kompani kërkojnë 70 milionë euro dhe buxheti i fondit është mezi 5 milionë euro. Despotovski thotë se kompanitë duhet të mbështeten, ndërsa parametrat ekonomikë e tregojnë atë.
Fondi e riti buxhetin për thirrjen e dytë publike “Sfida për studiuesit e rinj”, edhe pse më herët ishin paraparë vetëm 2.5 milionë denarë, për shkak të interesimit të madhe Fondi siguroi 6 milionë denarë. Kanë aplikuar rreth 100 projekte, ndërsa sot janë shpërble 34 shkolla fillore dhe të mesme.
Shumica e aplikacioneve erdhën në fushën e astronomisë, bujqësisë dhe industrisë IT. Për një projekt, fondi jep një maksimum 300 mijë denarë./Telegrafi/