Nga: Norah Jones
Përktheu: Fadil Bajraj
Nuk është hëna bojëdalë që më eksiton,
Rrëqeth e më kënaq, oh jo
Është sall afërsia jote
Nuk është biseda jote e këndshme
Që sjellë këtë ndjenjë, oh jo
Është afërsia jote
Kur të mbaj në krah
E të ndiej për së afërmi
Të gjitha ëndrrat e mia realizohen
Nuk më duhen dritat e dobëta të më magjepsin
Nëse ma dhuron të drejtën
Që gjithmonë të të mbaj fort afër
Dhe që natën ta ndiej afërsinë tënde