Bastisjet në NIS Petrol në Timisoara dhe Bukuresht kanë hapur pyetje të shumta në Beograd. E para në seri është se nëse kompania serbe, e cila është në pronësi të një pjese të madhe nga Rusia, ka marrë informacion konfidencial nga “kolegët” rumun për depozitat e naftës dhe gazit, pa u informuar shteti i Rumanisë për këtë?
Nga Qeveria e Serbisë pretendojnë se nuk kanë detaje për këtë rast, por se NIS thotë se do të bashkëpunojë me policinë.
Një aferë spiunazhi apo gjeopolitike? Cilët janë “spiunët” në radhët e NIS Petrolit që i dhanë Beogradit dhe Moskës informacione të ndjeshme për depozitat e naftës dhe gazit në Rumani? Një ditë pasi policia rumune bastisi ambientet e kompanisë me anë të një operacioni special dhe kontrolloi shtëpitë e disa zyrtarëve, kundër katër personave u ngritën akuza.
Adrian Mosoianu, gazetar i Profit, thotë se publiku e di mirë se NIS ka rritur aktivitetin e tij në Rumaninë perëndimore që nga viti 2014.
“Ka marrëveshje energjetike të nënshkruara me shtetin. E vetmja gjë interesante në këtë rast do të ishte se ky informacion i dërguar nga Rumania në Serbi nënkupton disa zbulime të reja në lidhje me naftën dhe gazin. Por më duhet të them se deri më sot, kërkimi i NIS në Rumani nuk ka pasur sukses spektakolar”, thekson Mosoianu.
It's actually being said directly that they were giving the info to the 🇷🇺.
— Cristian Dorobantu (@CristianDoroba3) October 3, 2022
E ndërkohë, kompania NIS nuk ka komentuar pretendimet për përfshirje të mundshme.
Derisa mediet e Beogradit aferën në Rumani e interpretojnë si luftë për energji, të cilën, siç thonë ata, e ka shpallur presidenti Aleksandar Vuçiq apo si aferë politiko-spiunazhi, Qeveria e Serbisë vetëm ka konfirmuar se NIS do të bashkëpunojë me policinë.
Sa ka gjeopolitikë në këtë histori, pasi Gazpromi rus nuk është nën sanksione ekonomike?
Gazetarja Jelica Putnikoviq kujton se, sapo filloi ndërhyrja ruse në Ukrainë, rumunët ishin më të zëshmit se do të shtetëzonin NIS Petrolin.
“NIS, për të shmangur sanksionet evropiane dhe ato amerikane, është ndryshuar struktura e pronësisë në NIS, Gazprom Neft është pronar i 50 përqindëshit, Gazprom që nuk i nënshtrohet sanksioneve, sepse kanë nevojë për gazin rus. NIS nuk gjendet nën sanksionet e BE-së dhe tani kjo paketë e gjashtë sanksionesh nuk e pengon NIS-in të blejë naftë, përderisa nuk është ruse, sepse nuk do të transportohet përmes tubacionit të Adriatikut”, kujton Putnikoviq.
Zyrtarët e NIS Petrolit në Rumani ende nuk kanë komentuar mbi hetimin që po kryhet nga Drejtoria e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se rusët kanë ende kontroll mbi kompaninë NIS me 56.15 për qind pronësi, ndërsa Serbia ka 29.87 për qind. Sipas marrëveshjes së arritur në fund të vitit 2008, pala ruse, me 400 milionë euro, ka marrë 51 për qind të pronësisë në ish-gjigantin serb të naftës. /Telegrafi/