Site icon Telegrafi

Afërdita: Serttap ka moshën për të qenë gjyshi im!

Modelja dhe këngëtarja nga Mali i Zi është pjesë e videoklipit të ri të këngëtarit veteran, ndërsa mediat kanë shfrytëzuar fotografitë e bëra gjatë xhirimeve për të spekuluar se mes tyre mund të ketë diçka më shumë.

“Si s’kanë turp të shkruajnë një gjë të tillë! Ai mund të jetë gjyshi im. Është i martuar e ka tre fëmijë, thjeshtë unë kam qenë nga agjencioni i modës që të jem pjesëmarrëse në klipin e tij!”.

“Është një tmerr, sinqerisht, të shkruhet një gjë e tillë, por këto ndodhin nga jo profesionalizmi dhe për të pasur disa klikime më shumë disa të quajtura portale online”, citon Yll Press fjalët e Afërditës. /Telegrafi/

Exit mobile version