Telegrafi

Afërdita reagon për Agonin: Të ndava unë nga gruaja? Je psikopat

Pasi Agon Amiga ka pranuar tradhtinë e shumëpërfolur me këngëtaren Afërdita Dreshaj, duke e quajtur shkaktare të ndarjes së tij nga bashkëshortja, ka ardhur dhe reagimi i modeles.

Afërdita shprehet se i vjen për të qeshur me atë çfarë ka thënë Agoni. Këngëtarja për momentin ndodhet në SHBA dhe javën tjetër do të vijë në Shqipëri, kjo e ka bërë të mos jetë e informuar për intervistën e Agonit.

Megjithatë, bukuroshja nuk ka dashur të flasë gjatë për këtë temë, sepse për të është një kapitull i mbyllur, e vetmja gjë që ka për të thënë në lidhje me këtë histori është: “Agoni është një psikopat që imagjinon. Ai është i sëmurë…”, thotë modelja.