Ish-missi Afërdita Paqarada, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur bregdetin e Malit të Zi për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.
Afërdita është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, modelja publikoi një imazh me bikini, teksa shfaqej duke u relaksuar në një pishinë.
“Perëndimi është ngjyra ime e preferuar”, ka shkruar Paqarada në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
Shumica prej fansave e kanë komplimentuar ish-missin, që edhe si nënë e dy fëmijëve ka arritur të ruajë një figurë të tillë trupore. /Telegrafi/