Telegrafi

Afërdita nuk refuzon një duet me Shpatin, kërkon nga Labi “t’ia ndreqë punët” (Foto)

Këngëtarja Afërdita Dreshaj duket se nuk mund t’a harrojë ende ish të fejuarin e saj, Shpat Kasapi.

Bukuroshja ishte pjesë e emisionit veror në RTV 21, ku foli për Labinot Gashin rreth shumë çështjeve.

Ajo u pyet nëse do të bënte duet me Shpat Kasapin, një pohim që ajo e konfirmoi, duke inkurajuar kompozitorët që të bëjnë një këngë për ta.

Po ashtu, Afërdita bëri shaka se këtë “punë” mund ta rregullojë vet Labi, i cili është edhe shok i Shpatit.

Vet prezantuesi refuzoi që të hyjë në mes, shkruan Telegrafi.

Kur u pyet për spekulimet rreth aferës seksuale me Agon Amigën, Afërdita refuzoi që të flasë. /Telegrafi/