Telegrafi

Afërdita nuk është ndarë nga i dashuri çek, ja dëshmia (Foto)

Lajmi se Afërdita Dreshaj i dha fund lidhjes së saj 3-vjeçare me të dashurin milioner, Jakub Kindl, ditë më parë kishte pushtuar mediat rozë.

Mediat ishin bazuar në mungesën e fotove të çiftit bashkë në rrjetet sociale, por edhe në fjalët e miqëve të afërt të modeles dhe këngëtares shqiptare.

Afërdita e lumtur, pjesë e Snapchatit të të dashurit të saj. Foto: Snapchat

Por, të gjitha këto mbesin vetëm thashetheme, pasi shqiptarja dhe i dashuri i saj çek, vazhdojnë të jenë bashkë.

Lexo po ashtu Afërdita Dreshaj shfaq trupin në formë në sesionin e ri (Foto)

Kjo konfirmohet edhe nga fotografia që Jakub ka publikuar në Instagram, e ku shihet duke xhiruar Afërdita Drejashjn.