Telegrafi

Afërdita ka kohë që s’është parë me të dashurin çek!

Për shumë kohë i kemi parë teksa publikonin fotografi të përbashkëta.

Bëhet fjalë për Afërdita Dreshajn dhe të dashurin çek, Jakub Kindl të cilët nuk janë parë bashkë së paku në rrjetet sociale.

Modelja shqiptare dhe hokeisti janë parë së fundi para ca muajve në plazhet greke të Santorinit, transmeton Telegrafi.

Teksa Afërdita ishte në Kosovë për të shkuar më pas në SHBA, Kindl po vazhdon jetën i qetë në Çeki.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse ka ndonjë risi në lidhjen e tyre, apo thjesht është një pushim i përkohshëm. /Telegrafi/