Site icon Telegrafi

Afërdita Dreshajn e merr malli për Prishtinën (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, gjithashtu nuk gjendet në trevat shqiptare, ngase jeton në SHBA me të fejuarin e saj.

Ndonëse jeton larg, ajo prapëseprapë ka treguar se e merr shumë malli për Kosovën, e në veçanti Prishtinën.

Dreshaj ka publikuar së fundmi një fotografi në InstaStory, ku shfaq një makiato, të cilën e ka shijuar së fundmi në kryeqytetin kosovar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Afërdita Dreshajn

Dihet tashmë që kafiteritë e Kosovës janë shumë të pëlqyera për shkak të makiatove, dhe kjo është një ndër arsyet që ndikon herë pas here që personat që jetojnë jashtë, të ndjejnë nostalgji për vendin.

Kjo i ka ndodhur bukuroshes Dreshaj, e cila në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “Kur të merr malli për Kosovën”. /Telegrafi/

Afërditën e merr malli për Prishtinën. Foto nga Instagram Story.
Exit mobile version