Këngëtarja e njëherësh modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, tashmë është në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga mijëra njerëz në Instagram, nuk heziton t’i mbajë të azhurnuar për më të rejat në jetë e po ashtu edhe me postime nga përditshmëria.
Biondja përkundër se është në muajt e fundit të shtatzënisë, po vazhdon të bëjë ushtrime në palestër mjaft shumë.
Ajo ka publikuar disa imazhe e video në InstaStory, me anë të të cilave tregon se nuk ka të ndalur, përfshirë këtu edhe kujdesin e madh që ka ndaj ushqimit.
E njëjta duket në formë të mahnitshme dhe madje shumë më energjike, në bazë të asaj që ndan me fansat.
Afërdita dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl, janë në pritje të një djali.
Të njëjtit prej më shumë se dy vitesh kanë ndërtuar një jetë të lumtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/