Ajo tashmë po shijon muajt e fundit të shtatzënisë.
Fjala është për këngëtaren dhe modelen shqiptare, Afërdita Dreshaj, e cila është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.
Përkundër se është në një gjendje të tillë, biondja po vazhdon ushtrimet në palestër e madje shumë e fokusuar.
34 vjeçarja ka ndarë disa fotografi në InstaStory, përmes të cilave tregon se është tejet aktive edhe në këtë periudhë jo aq të lehtë për të.
“Ne nuk po ndalemi”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve që ka ndarë në rrjete sociale.
Afërdita dhe Jakub ndryshe së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë të një djali.
Të njëjtit u martuan në qershor të vitit 2019 në një ceremoni luksoze në Florida. /Telegrafi/