Afërdita Dreshaj para gjashtë vjetëve kishte rrëmbyer kurorën e “Miss Universe Kosova”.
Por, prej disa kohësh përflitet se këngëtarja i është nënshtruar një operacioni plastik për bërjen e gjoksit.
Të gjitha këto dyshime kanë ardhur pas fotografive të fundit, ku gjoksi i duket më i madh se dikur.
Ajo gjendet me pushime krahas disa miksheva edhe me modelen Xhesika Berberi, e cila ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.
Afërdita shfaqet shumë seksi por një detaj e ka tradhtuar duke i treguar operacionin. Në pjesën poshtë gjoksit këngëtares i duket një shenjë e cila krijohet pas një ndërhyrje kirurgjikale.
Megjithatë nuk mund ta themi me siguri këtë pasi një foto nuk mund ta vërtetojë faktin nëse Afërdita e ka bërë gjoksin apo jo. /Telegrafi/