Telegrafi

Afërdita Dreshaj thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj do t’i ruajnë qelizat staminale të fëmijës së tyre pasi të vijë në jetë

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl, janë në pritje të një fëmije, gjinia e së cilit është zbuluar dhe është djalë.

Teksa presin me padurim ardhjen në jetë të fëmijës, Afërdita po iu përgjigjet shumë prej pyetjeve që fansat po i parashtrojnë asaj në rrjetet sociale.

Njëra nga fansat e pyeti Dreshajn në InstaStory se nëse çifti kanë vendosur që t’i ruajnë qelizat staminale të bebit, gjë të cilën modelja e pohoi.

“Do t’i ruajmë”, ka shkruar Afërdita në përgjigjen e saj.

Foto: Afërdita Dreshaj/InstaStory

Qelizat staminale janë qelizat më të hershme në zhvillimin e organizimit të një individi.

Ato mund të hasen që brenda javës së parë pas ngjizjes së një fëmije dhe natyrshëm marrin pjesë në zhvillimin e të gjithë organeve të fetusit dhe gjithashtu gjenden dhe mblidhen edhe pas lindjes së fëmijës prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor përmes të cilit lidhet nëna dhe foshnja.

Ruajtja e tyre ka një rëndësi të veçantë për foshnjën dhe të ardhmen e saj, në rast të rrezikut nga sëmundje të ndryshme. /Telegrafi/