Telegrafi

Afërdita Dreshaj surprizohet nga bashkëshorti për ditëlindjen e 33-të

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kind (Foto: Instagram/aferditadreshaj)

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, sot (e premte), feston ditëlindjen e saj të 33-të.

Ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë dhe kolegët, ndërsa postimet e tyre i ka ndarë në rrjetet sociale.

Së fundmi, biondja ka treguar se për ditëlindje një befasi të këndshme ia ka bërë edhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl.

Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram/aferditadreshaj)

“Faleminderit burri im”, është përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Lexo po ashtu Afërdita Dreshaj dedikim romantik bashkëshortit: Në krahët e tu përgjithmonë

Ndërkaq, Afërdita dhe Jakubi u martuan vitin e kaluar në një ceremoni madhështore në Miami.

Çifti vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, për shkak të jetës luksoze që bëjnë. /Telegrafi/