Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, sot (e premte), feston ditëlindjen e saj të 33-të.
Ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë dhe kolegët, ndërsa postimet e tyre i ka ndarë në rrjetet sociale.
Së fundmi, biondja ka treguar se për ditëlindje një befasi të këndshme ia ka bërë edhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl.
“Faleminderit burri im”, është përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.
Ndërkaq, Afërdita dhe Jakubi u martuan vitin e kaluar në një ceremoni madhështore në Miami.
Çifti vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, për shkak të jetës luksoze që bëjnë. /Telegrafi/