Telegrafi

Afërdita Dreshaj shfaqet në top formë, vjen tërheqëse me një pozë nga pasqyra

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, derisa zgjon interesim të madh me postime të ndryshme tek publiku.

Ajo në Instagram publikon imazhe dhe video të ndryshme, së cilës në koleksion nuk i mungojnë as pozat provokuese.

Duke qenë se është tejet e përkushtuar pas palestrës, e njëjta së fundmi ka publikuar një fotografi pas ushtrimeve në llogarinë e saj zyrtare.

Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Ajo ka vënë në pah linjat trupore dhe natyrisht se me këtë vazhdon të mbajë primatin e artisteve më joshëse në estradë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aferdita Dreshaj

“Qëndro aktiv”, ka qenë përshkrimi i fotos.

Biondja ndryshe tash e një kohë është shpërngulur në Amerikë, aty ku edhe vazhdon jetën dhe karrierën e saj.

Ndërkohë, në muzikë prej vitesh nuk ka qenë aktive dhe deri më tani nuk ka paralajmëruar ndonjë prurje të re muzikore. /Telegrafi/