Site icon Telegrafi

Afërdita Dreshaj rrëfen njohjen me Jakub Kindl dhe flet për sekretin e një martese të lumtur: Ne e përkrahim njëri-tjetrin në çdo gjë

Afërdita dhe Jakub Kindl (Foto: Instagram)

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, prej disa vitesh është e martuar me partnerin e saj, hokeistin çek Jakub Kindl.

Çifti, të cilët u martuan në vitin 2019, tashmë janë bërë prindër edhe të një djali të quajtur, Skye Blue.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

“Si jeni takuar me bashkëshortin tuaj? Cili është sekreti i një martese të lumtur?”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.

Lexo po ashtu Sky Blue - Afërdita Dreshaj zbulon emrin e veçantë të djalit

“Ne jemi takuar në një lokal sushi. Ne nuk jemi vetëm të martuar dhe të dashuruar, ne jemi miq të ngushtë. Gjithmonë bëjmë gjëra së bashku dhe e përkrahim njëri-tjetrin në gjithçka”, ka shkruar ajo.

Të njëjtit shfaqen tejet të lumtur dhe thuajse në çdo paraqitje publike janë së bashku.

Para romancës me Kindl, Dreshaj ka qenë e fejuar me këngëtarin Shpat Kasapi. /Telegrafi/

Exit mobile version