Site icon Telegrafi

Afërdita Dreshaj publikon një video duke treguar fjalët që ia mësoi bashkëshortit në shqip

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl (Foto: Instagram)

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, para pak vitesh i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Çifti, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Amerikë, janë shumë aktivë në rrjetet sociale ndërsa nuk hezitojnë të ndajnë postime të ndryshme me fansat.

Kësaj radhe, artistja e njohur u ka dhënë mundësi më shumë fansave të pyesin rreth jetës dhe karrierës profesionale.

Në mesin e shumë pyetjeve, ajo u pyet rreth bashkëshortit duke i thënë se a di të flasë shqip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aferdita Dreshaj

“Ku saktësisht jetoni? A flet bashkëshorti juaj gjuhën shqipe?”, ka qenë pyetja e një ndjekësi – së cilës Dreshaj iu përgjigj me një video.

Videoja në fjalë e shfaq hokeistin nga Çekia duke thënë disa fjalë që ka mësuar në gjuhën shqipe.

Sa i përket anës profesionale, Dreshaj ka kohë që nuk ka qenë e angazhuar me projekte muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version