Dashuria e tyre shpeshherë u kontestua prej medieve, por jo edhe prej tyre.
Afërdita Dreshaj edhe njëherë ka dëshmuar se është e dashuruar “gjer në vesh” në hokeistin çek Jakub Kindl.
Bukuroshja shqiptare ka publikuar një fotografi në llogaritë personale të rrjeteve sociale teksa shihet duke e puthur të dashurin, transmeton Telegrafi.
Dyshja aktualisht po shijon rrezet e diellit dhe oqeanin në Miami, ku dhe jetojnë prej disa kohësh.
Ndryshe, Afërdita po merret me fushën e modës gjersa i dashuri me sportin e hokejit. /Telegrafi/