Site icon Telegrafi

Afërdita Dreshaj i është kthyer palestrës pak javë pas lindjes

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, rreth një muaj më parë u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl, mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin Sky Blue.

Vetëm pak javë pas lindjes, biondja përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale ka bërë të ditur se është rikthyer në palestër.

Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Kjo pasi ka qenë shumë aktive dhe thuajse të shumtën e kohës e ka kaluar duke bërë aktivitete fizike.

“Jam kthyer sërish”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve që ka ndarë në InstaStory.

Lexo po ashtu Afërdita Dreshaj rrëfen njohjen me Jakub Kindl dhe flet për sekretin e një martese të lumtur: Ne e përkrahim njëri-tjetrin në çdo gjë

Artistja e njohur shfaqet në formë të mirë, përkundër se ka pak kohë që nga lindja e fëmijës.

Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Afërdita dhe Jakub prej shumë vitesh janë bashkë, ndërsa kurorëzuan dashurinë me martesë në qershor të 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version