Telegrafi

Afërdita Dreshaj ekspozon linjat trupore në bikini

Afërdita Dreshajn nuk është paraqitur tash e sa kohë në ndonjë projekt të ri të modës.

Megjithatë modelja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.

Ajo së fundi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në bikini që i shfaqin linjat super seksi trupore.

“Unë e di që ti e dinë se unë e di”, ka shkruar ndër të tjerash biondina jonë përbri imazhit gjersa shihet duke u freskuar pranë një pishine.

Theksojmë se kohët e fundit Afërdita ka qëndruar në Miami, për të shijuar disa ditë të mira pushimi në disa prej plazheve më të bukura të këtij vendi.

Lexo po ashtu Me një fotografi atraktive nga Miami, Afërdita Dreshaj uron Pashkët

Ndryshe, Dreshaj është e martuar tash e sa kohë me hokeistin çek, Jakub Kindl. /Telegrafi/