Telegrafi

Afërdita Dreshaj e gëzon veten me një veturë luksoze të tipit “Porsche”

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, prej vitesh ka ndërtuar një jetë të mirë luksoze në Amerikë.

Ajo së fundmi ka investuar në një makinë të re, të cilën ka vendosur të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Në Instagram, aty ku numëron fansa të shumtë, artistja e mirënjohur ka ndarë disa pamje nga brenda e jashtë të veturës luksoze.

Afërdita Dreshaj me veturë super luksoze (Foto: Instagram)

Siç shihet në imazhe, kjo veturë është e tipit “Porsche Cayenne” dhe duket të jetë prodhim i vitit 2019.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aferdita Dreshaj

“Vogëlushja ime e re është këtu”, ka qenë mbishkrimi sipër postimit.

Afërdita Dreshaj me veturë super luksoze (Foto: Instagram)

Ndryshe, Afërdita është e martuar që dy vite me hokeistin çek, Jakub Kindl dhe vazhdojnë t’i mbajnë të azhurnuar fansat për çdo veprim të tyre. /Telegrafi/