Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, ditën e sotme (e enjte) feston dyvjetorin e martesës.
Ajo dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl, para dy viteve e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze në Miami të Floridas.
Dhe së fundmi përmes rrjeteve sociale, biondja tregoi se ka shkuar në po të njëjtin vend për të festuar këtë përvjetor.
“Ne jemi martuar në këtë hotel para dy viteve, kështu që ne erdhëm të festojmë përvjetorin këtu”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një postimi të ndarë në InstaStory.
Ajo duket se po argëtohet në masë të madhe dhe në shumë prej intervistave është shprehur se ka një raport të shkëlqyer me partnerin e saj.
Artistja Dreshaj i ka mësuar atij shumë gjëra përfshirë këtu edhe traditat shqiptare e disa fjalë në shqip.
Krahas kësaj, Afërdita prej vitesh nuk ka qenë aktive dhe e angazhuar në muzikë duke u fokusuar më shumë në jetën e saj private. /Telegrafi/