Telegrafi

Afërdita Dreshaj me bashkëshortin për pushime në Venedik

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe hokeisti çek, Jakub Kindl, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në muajin qershor.

Pas dasmës, çifti u nisën për në muajin e mjaltit, të cilin vendosën ta kalojnë në Karaibe.

Pas pushimeve luksoze, çifti duket se së fundmi kanë vendosur të bëjnë një tjetër udhëtim.

Në disa imazhe të publikuara në InstaStory, Afërdita ka treguar se bashkë me burrin e saj, kanë zgjedhur Venedikun si destinacion këtë vikend për pushime.

Lexo po ashtu Publikohet filmi i shkurtër i dasmës së Afërdita Dreshajt

Ata duken shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa shijojnë lundrimin me varkë në qytetin e dashurisë.

Përndryshe, Afërdita dhe jakub bëjnë një jetë mes Pragës dhe Amerikës.

Afërdita vite më parë ka qenë shumë aktive në tregun muzikor me projekte e këngë të reja, ndërsa së fundmi duket se ka pauzuar paksa në këtë drejtim. /Telegrafi/

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, në Venedik (Foto: Afërdita Dreshaj/InstaStory)