Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe hokeisti çek, Jakub Kindl, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në muajin qershor.
Pas dasmës, çifti u nisën për në muajin e mjaltit, të cilin vendosën ta kalojnë në Karaibe.
Pas pushimeve luksoze, çifti duket se së fundmi kanë vendosur të bëjnë një tjetër udhëtim.
Në disa imazhe të publikuara në InstaStory, Afërdita ka treguar se bashkë me burrin e saj, kanë zgjedhur Venedikun si destinacion këtë vikend për pushime.
Ata duken shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa shijojnë lundrimin me varkë në qytetin e dashurisë.
Përndryshe, Afërdita dhe jakub bëjnë një jetë mes Pragës dhe Amerikës.
Afërdita vite më parë ka qenë shumë aktive në tregun muzikor me projekte e këngë të reja, ndërsa së fundmi duket se ka pauzuar paksa në këtë drejtim. /Telegrafi/