Site icon Telegrafi

Afërdita, dedikim romantik të dashurit (Foto)

Përkundër thashethemeve për lidhjen e saj, Afërdita Dreshaj po i kalon momentet më të mira të dashurisë.

Modelja, e cila e ka provuar veten edhe si këngëtare, është në lidhje me hokejistin çek, Jakub Kindl.

Lexo po ashtu Afërdita Dreshaj publikon imazhe duke u puthur me të dashurin (Foto)

“Ti je perëndimi im i diellit”, është një përshkrim që ajo ia ka bashkëngjitur një fotografie në rrjetet sociale, ku shfaqet me të dashurin.

Fotografia është realizuar buzë detit në San Francisco të Kalifornisë.

Kujtojmë se Afërdita ka qenë në lidhje disavjeçare me këngëtarin Shpat Kasapi. /Telegrafi/

Exit mobile version