Biznesmeni Ridvan Muharrremi i cili u arrestua vitin e kaluar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, është duke u intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj.
Sipas saj, Muharremi është paraqitur sot në Prokurori me ftesë të tyre.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur ju informoj se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.
I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka thënë Kozmaqi.
Ndryshe, intervistimi i Muharremit po ndodh 13 muaj e 23 ditë pas aksionit të gushtit 2023 të Prokurorisë Speciale, e cila kishte arrestuar biznesmenin dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nën dyshimin për dallavere me rezervat shtetërore. /Telegrafi/