Site icon Telegrafi

Afera korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri, jepen masat e sigurisë

Gjykata e Posaçme në Shqipëri (SPAK) zhvilloi seancën e caktimit të masës së sigurisë për Vladimir Topin dhe Silvi Shehun, administrator dhe inxhinier i shoqërisë “Drincos” të përfshirë në aferën korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas SPAK, Topi i ka dhënë ryshfetin prej 330 mijë lekësh inxhinierit, që më pas ia ka kaluar Laura Shtetos, për t’ia dhënë Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Gjykata e Posaçme caktoi masën “arrest shtëpie” për Vladimir Topin, administrator i kompanisë “Dricons”, ndërsa Silvi Shehut iu caktua masa “arrest në burg”. /Telegrafi/

Exit mobile version