Ajo është dashur ta lëshojë spitalin sot, por doktorët e kanë këshilluar të qëndrojë ende për shkak të pushimit që i nevojitet.
Trierweiler shkoi në spital të premten, pak pasi revista “Closer” njoftoi se Hollande, ka aferë me aktoren Julie Gayet.
LEXO PO ASHTU: Kjo është Zonja e Parë e Francës (Foto)
Hollande nuk i kishte mohuar raportet e tilla, por kishte protestuar për shkak të ndërhyrjes në privatësinë e tij.
Presidenti dhe Trierweiler janë së bashku që nga viti 2007.
Konferenca e presidentit e paraparë për të martën lidhur me ekonominë, tani do të fokusohet në jetën private të Hollandet, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
LEXO PO ASHTU: Twitteri – problem për presidentin e Francës!?
Sondazhet e opinionit sugjerojnë se Hollande është një nga presidentët më pak të popullarizuar nga të gjithë presidentet francezë.
“Closer” publikoi një artikull shtatë faqesh rreth aferës Hollande-Gayet. Në artikullin e ilustruar me fotografi, shihej një burrë që mendohet të jetë presidenti, duke vizituar një apartament afër pallatit Elize, në të njëjtën kohë si Gayet.
LEXO PO ASHTU: “I adhuron gratë më shumë se Sarkozy”
Trierweiler është partnerja zyrtare e Hollande dhe jeton me të në Pallatin Elize.
Presidenti Hollande, i cili nuk është martuar kurrë, u nda nga partnerja e mëparshme, politikania socialiste, Segolene Royal. /Telegrafi/