Telegrafi

Afera “gruri”, LDK: Sërish u shpërfaq një e vërtetë e dhimbshme, presioni e dhuna mbi stafin civil

Pasi u publikuan sot përgjimet për rastin e “grurit”, ku janë përmendur emrat e disa zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë kanë filluar edhe reagimet nga partitë opozitare.

Sibel Halimi, zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se përgjimet e tilla shpërfaqën të vërtetën e dhimbshme, presionin e dhunës e ushtruar mbi stafin civil.

“Skandali ‘gruri’ – i raportuar në media – me ç’rast vendi mund të këtë humbur hiç më pak se gjashtë milionë euro, shpërfaqi sërish një të vërtetë të dhimbshme e shqetësuese; presionin e dhunën e ushtruar nga politika e Albin Kurtit mbi stafin civil. Personazhi i përfshirë në përgjime, Enveri, është imazhi i realitetit, ku shërbyesit civil të cilët kanë prit e përcjellë pushtete politike, i janë nënshtruar sot partisë-shtet.

Ndaj, në Kosovë janë shumë Envera që nuk po mund të kryejnë punën e tyre, në shërbim të shtetit, pikërisht për shkak të mënyrës së qeverisjes së diktatit të kësaj qeverie”, shkruan ajo. /Telegrafi/