Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pretendon se çdo vit i zbaton masat aktive të tregut të punës me qëllim të krijimit të mundësive të reja për punëkërkuesit që janë të regjistruar në zyrat e punësimit.
Vetëm gjatë vitit të kaluar kjo Ministri ka punësuar afër tremijë punëkërkues. Kjo është bërë e ditur për Tribuna Channel nga Ylber Aliu, nga Divizioni për Monitorim të Zyrave të Punësimit.
Në muajin shkurt të këtij viti është hapur edhe panairi i punës ku u shpalosen mbi 500 vende të lira pune. I pranishëm në këtë hapje ishte edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abarashi, i cili tha se ky panair është mundësi e mirë për të rinjtë e Kosovës.
Ndërsa, Ylber Aliu, nga Divizioni për Monitorim të Zyrave të Punësimit,. ka thënë për Tribuna Channel se viti i kaluar ka qenë shumë i suksesshëm, sepse nga programet e punësimit janë punëësuar shumë persona.