Lauren Goodger ka zbuluar se dëshiron të gjejë sërish dashurinë dhe të ketë një fëmijë tjetër.
Ylli i “TOWIE”, 36 vjeçare, është përballur me tragjedi të pakonceptueshme në jetën e saj dhe të shtunën do të shënojë përvjetorin e parë të vdekjes së vajzës së saj, Lorena.
Lauren lindi fëmijën e saj të dytë më 8 korrik të vitit të kaluar, por kordoni i saj i kërthizës u mbështjellë rreth qafës dhe ajo vdiq tragjikisht.
Duke folur për revistën new!, Lauren rrëfeu se nuk ka hequr dorë nga ëndrra e saj për të zgjeruar familjen dhe thekson se i mungon një partner në jetë.
Ylli televiziv ndan vajzën Larose, 12 muajshe, me ish të dashurin Charles Drury dhe rrëfeu se është ‘rraskapitëse’ bashkë-prindërimi i vajzës së tyre.
Lauren rrëfeu: “Do të doja të isha në një marrëdhënie të lumtur – e meritoj këtë. Dua një fëmijë tjetër, dua të jem e dashuruar, dua të jem sërish e lumtur”.
“Më mungon kjo. Më mungon vërtet një burrë në jetën time – gjithmonë kam pasur të dashur sepse marrëdhëniet e mia kanë me të vërtet ulje e ngritje”.
Lauren së fundmi iu dha fund thashethemeve se ajo është kthyer së bashku me të dashurin e saj, Charles dhe konfirmoi se është beqare.
Në një intervistë të re, prezantuesja adresoi spekulimet pasi ish-çifti u fotografuan së bashku në shumë raste. /Telegrafi/