Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), Republika e Maqedonisë ka gjithsej 948.599 qytetarë aktiv, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga ky numër, 723.550 qytetarë janë në marrëdhënie pune, ndërkaq 225.049 qytetarë janë të papunësuar. Norma e aktivitetit në këtë periudhë është 56.5, norma e punësimit është 41.1, kurse norma e papunësisë është 23.7./Telegrafi/